Pioli do t’i ndëshkojë “dembelët”

10:54 | 31 Tetor 2019

Milani – Spali, Pioli, do t’i ndëshkojë “dembelët”.

Milani po kalon në një formë aspak të mirë me rezultate, ku pas javës së nëntë është në vendin e 13-të me 10 pikë.

Pioli, qe dy ndeshje në krye të rosonerëve, ka një barazim dhe një humbje derisa fitorja sonte është obligim për të.

Tekniku italian, do të bëjë plot katër ndryshime nga ndeshja e fundit, shkruan Indeksonline.

Ai do të lë në stol njërin nga më të kritikuarit këtë sezon, anësorin Suso.

Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Duarte pritet të startojë pas formës aspak të mirë të dyshes Calabria – Conti.

Formacionet e mundshme:

MILAN (4-3-3): G. Donnarumma; Duarte, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernández; Paquetá, Bennacer, Kessié; Castillejo, Piatek, Calhanoglu.

SPAL (3-5-2): E. Berisha; Tomovic, Vicari, Igor; Strefezza, Murgia, Missiroli, Kurtic, Reca; Petagna, Floccari.

Komento: