Pioli jep lajmin e keq

00:00 | 01 Dhjetor 2019

Stefano Pioli foli për shtypin në konferencën e tij para-lojës, Parma-Milano, duke treguar për mungesat që do të jenë në ekipin rossonerë.

Milan, nga kjo ndeshje do të kërkojë që të rrëmbejë tri pikë pasi janë të domosdoshme, përcjell ORAinfo.

‘Ne e dimë që duhet të jemi më klinikë. Parma? Do të jetë një lojë e veçantë për mua pasi Parma është vendlindja ime. Do të duhet të përmirësohemi në drejtim të cilësisë dhe të mbajmë të njëjtin frymë. Duarte?

“Ai do të jetë jashtë për një kohë por unë kam vetëm gjëra të shkëlqyera për të thënë për të, ai është një profesionist i vërtetë.

“Caldara? Ai nuk është ende gati”, ka thënë Pioli./ORAinfo/

Komento: