Pioli nuk e ka në qejf, Milan vendos ta shet yllin e madh

17:16 | 30 Tetor 2019

Davide Calabria pritet të largohet qysh në janar nga Milan.

Mbrojtësi i rritur në akademinë e Milanit, ka kaluar një formë të dobët në kohën e fundit, duke bërë që drejtuesit e skuadrës ta mendojnë shitjen e tij.

Madje ai nuk pëlqehet as nga trajneri i ri, Stefano Pioli.

Një lajm i tillë konfirmohet nga gazeta e njohur italiane, ‘TuttoSport’, përcjell lajmi.

Shitja e 23 vjeçarit do t’i sillte të ardhura të konsiderueshme Milanit, siç kanë bërë me Patrick Cutronen dhe Manuel Locatelli.

Cutrone është shitur te Ëolves për 22 milionë euro, ndërsa Locatelli te Sassuolo për 10 milionë euro.

Komento: