Pioli teston formacionin e ri përpara ndeshjes kundër Juvevtusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pioli teston formacionin e ri përpara ndeshjes kundër Juvevtusit

11:31 | 09 Nëntor 2019

Përpara përplasjes së rëndësishme të së dielës me Juventusin, Stefano Pioli ka provuar disa zgjidhje të ndryshme për problemet e tij në Milano gjatë trainimit.

Siç konfirmohet nga Peppe Di Stefano i Sky Italia, ai ka testuar një skemë prej 3-4-2-1, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë e dëshpëruar kanë nevojë për tre pikë dhe menaxheri po kërkon zgjidhje të reja.
Duke përdorur formacionin 3-4-2-1, sipas raportit, ai do të jetë në gjendje të shtojë Rodriguez në mbrojtje, ndërsa lejon që Hernandez të shtyjë përpara.

Mesfusha kështu do të ketë një lojtar më pak, edhe pse me shtesat e krahëve (Conti dhe Hernandez).

Sky Italia pretendon se beteja do të jetë mes Krunic dhe Paqueta, pasi Bennacer ka çimentuar vendin e tij pas një fillimi të dobët të sezonit.

Përpara, gjërat do të mbeten të pandryshuara, me treshen klasike të Suso, Piatek dhe Calhanoglu.

Sigurisht, si rezultat i ndryshimit të formacionit, Spanjolli dhe Turki do të jenë pak mbrapa sulmuesit kryesor.
Mbetet për tu parë nëse Pioli do ta përdorë këtë formacion. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!