Pioli vendos kush do ta drejtoj fazën e sulmit kundër Parmas

09:49 | 29 Nëntor 2019

Milan është në krizë të rezultateve.

Krzysztof Piatek po vazhdon me paraqitje zhgënjyese të Milan këtë sezon.

Roli i sulmuesit polak është diskutuar edhe një herë në masë të madhe në kampin e Milanit.

Kuqezinjtë do të përballen me Parmën të dielën pasdite, dhe Pioli prite t’i bëjë disa ndryshime.

Rafael Leao, pas një fillimi inkurajues të sezonit, po përjeton një periudhë të keqe dhe ka pas rënie në lojë.

Megjithatë ka shumë të ngjarë qe ai do të ketë mundësinë të rimarrë veten në ndeshjen e ardhshme, pasi Pioli pritet të startojë me të në sulm, duke e lënë në bankën rezerve Piatek.

Milan pas xhiros së 13-të pozicionohet në vendin e 13-të me 14 pikë të fituara, pozitë që ka sjell shumë pakënaqësi të drejtuesit e klubit ‘Kuq e Zi’, të cilët verën e kaluar kanë shpenzuar miliona në blerjen e lojtarëve të rinj, por deri me tani pa rezultat. /ORAinfo/

Komento: