Pirlo i përgjigjet Balotellit nëse dëshiron të përfshihet tek Kombëtarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pirlo i përgjigjet Balotellit nëse dëshiron të përfshihet tek Kombëtarja

10:49 | 08 Shtator 2019

Balotelli tek Kombëtarja? Pirlo: Ai duhet ta dëshmojë vetën.

Kombëtarja e Italisë po vazhdon rrugën drejt Euro 2020, por pa Balotellin në listë.
Mario Balotelli ka munguar në grumbullimet e kombëtares së Italisë tash e një kohë, si pasojë e formës jo të mirë.

Që Balotelli të bëjë një vend në kombëtare, Andrea Pirlo beson se lojtari duhet të dëshmohet.

“Nëse Balotelli zgjedh të aktivizohet me Brescian, do të thotë se ai dëshiron të kthehet në ritmin e dikurshëm dhe të shkojë në rrugën e duhur” ka thënë Pirlo, transmeton lajmi net.

“Është e rëndësishme që ai ta kuptojë se gjithçka varet nga ai. Nëse nuk dëshmohet në fushë, ai nuk mund të mendojë për më shumë” ka thënë tutje mesfushori legjendar.

Kombëtarja e Italisë ndeshjen e radhës e luan kundër kombëtares së Finlandës.

Komento: