“Pjesa më e madhe e kosovarëve po furnizohen me derivate në Maqedoninë e Veriut”

12:27 | 30 June 2022

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria të ndërhyjë dhe të angazhohet në krizën e rritjes së çmimeve.

Ai tha se një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë në zonën kufitare me Republikën e Maqedonisë, kalojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të uljes së akcizës.

“Ditët e sotme të cilat po i kalojnë qytetarët, kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim direkt të Qeverisë dhe të Republikës së Kosovës. Një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë në zonën kufitare me Republikën e Maqedonisë, sot kalojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të uljes së akcizës dhe tatime të tjera pikërisht në këto produkte. Duhet ta rishikoni çështjen e akcizës. Secili qytetar që zgjohet nga mëngjesi deri në mbrëmje, harxhohmë derivate sepse lëvizim, kjo është një çështje që s’mund ta neglizhoni”.

Tahiri ndër të tjera tha se duhet të hiqet tatimi në produktet esenciale për një periudhë të caktuar.

“Edhe çështjen e produkteve esenciale, me këto të hyra. Duhet ta rishikoni ta hiqni komplet tatimin për një periudhë të caktuar gjashtëmujore ose shtatëmujore. Ne besojmë që edhe këtë krizë kemi me kaluar, besojmë që vjen një moment i zhvillimit më të mirë, por si shtet duhet me u qeveris karshi kësaj klime që po mbretëron”, tha ai.

Komento: