Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

11:45 | 28 Korrik 2026
plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-ne-prishtine,-te-dyshuar-dy-vellezer

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Gazeta10 se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”, ku policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident është lënduar një person, i cili dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Komento: