Plaku nuk i përmban lotët para kamerës: Sa të ka lumi ujë, unë do të punojë në mulli pa para

11:33 | 28 Mars 2020

Pronari i mullirit në Skënderaj, Zenel Beka, ka thënë se sa të ka lumi ujë ai do të punojë pa para në këtë mulli vetëm që qytetarët të kenë për të ngrënë bukë, në këtë kohë kur virusi ka kapluar gjithë globin.

Në fshatin Kuqicë të Skënderajt gjendet një mulli i vjetër 600 vjet dhe thuajse asnjëherë nuk është ndalur së punuari.

E gjithë çka i nevojitet për punë, është një sasi e ujit që të rrotullojë gurin për të bërë miell, shkruan Gazeta Metro.

Pronari i këtij mullini, Zenel Beka, është shprehur i emocionuar gjatë një storie të realizuar nga televizioni publik.

Ai ka thënë se sa të ka lumi ujë ai nuk ka nevojë që njerëzit t’i paguajnë para, në këtë kohë kur koronavirusi ka bërë që mungesa dhe kërkesa për miell të jenë më të mëdha.

”Sa t’ka reka (lumi) ujë, jam në gjendje me nejt këtu, pa pare pa kurrgjë. As s’du pare prej shteti as prej populli. Zoti është më i madh se tanat”, është shprehur Beka me lot në sy.

Më poshtë keni videon e tij.

Komento: