‘Plani’ ishte që Kiara të dal të martën dhe në ‘Big Brother’ të futet modelja që harxhon 2 mijë euro në muaj për krema!

21:21 | 23 Shkurt 2023

Të martën ishte prime i radhës në Big Brother dhe si gjithmonë ishte një natë e gjatë plot me debate, diksutime dhe surpriza të bukura dhe të hidhura.

Kujtojmë se në nominim ishin 3 banorë shumë të fortë, duke filluar nga Luizi dhe duke vazhduar me Bledin dhe Kiarën.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e vendimit të Oltës që primen e kaluar përmes zarfit të kuq vendosi të dërgojë në nominim këta 3 banorë.

Atë natë eshte pritur të largohet Kiara, mirepo, Bledi mori nje vendim ku u largua vullnetarisht, duke prishur te gjith planet te thurur nga produksioni.

Arsyeja e saj ishte se largimin e Kiarës, produksioni mendon ta zëvendësoje me modelen e njohur Erjola Docin, e cila njihet për “paturpësinë” e saj dhe mund të bëjë cdo gjë për të marrë vëmendje.

Erjola pritet të hyjë të shtunën, ndërsa të martën ka hyrë aktorja e njohur Eva Alikaj, që nuk pritet të sjellë ndonjë trazim ujërash në shtëpi, ndryshe nga Erjola.

Komento: