Plas sherri në ‘Emirates’, Xhaka zëvendësohet dhe ofendon tifozët

19:24 | 27 Tetor 2019

Xhaka zëvendësohet dhe ofendon tifozët.

Granit Xhaka vazhdoi me paraqitje zhgënjyese edhe në ndeshjen që po zhvillohet mes Arsenal dhe Crystal Palace, ku rezultati aktual është 2-2.

Kapiteni i ‘Gunners’ u zëvendësua në minutën e 60′, por nuk ishte si çdo zëvendësim tjetër.

Kjo pasi tifozët e pranishëm fishkëllyen drejt tij dhe kjo nuk i pëlqeu fare mesfushorit shqiptar.

Kësisoj, ai zgjodhi t’i përgjigjej tifozëve me një ofendim duke i thënë ”pirdhuni” dhe më pas vazhdoi drejt tunelit tejet i nervozuar.

Komento: