Po bën lëvizje të papritura, trajneri i Man Utd jep lajmin e madh

20:33 | 19 Dhjetor 2019

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Manchester Unitedit.

Manchester United do të tentojë të blejë lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka konfirmuar ndihmës trajneri i Solskjaer te Manchester United, Kieran McKenna.

Sipas tij, ‘Djajtë e Kuq’ synojnë të kthehen ku e kanë vendin dhe për këta nevojitet ndërhyrja në merkato.

Që kur u largua Sir Alex Ferguson nga ‘Olf Trafford’ në vitin 2013, United nuk ka ngritur kokën, duke ndërruar trajnerë si; David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer mori skuadrën pas shkarkimit të portugezit.

“Do ta rrisim skuadrën dhe ta zhvillojmë atë. Do të sjellim lojtarë të rinj që mund të na ndihmojnë ekipin në të ardhmen. Mendimi i të gjithëve në klub është se po shkojmë në rrugën e duhur”, u shpreh McKenna.

Komento: