
Manchester City raportohet se janë të përgatitur t’i dorëzojnë Raheem Sterling një kontratë të re, e cila do të përfshijë një rritje të konsiderueshme të pagave.
Ani pse atij i kanë mbetur edhe tre vjet e gjysmë në kontratën e tij me anglezët, Real Madrid dyshohet se është i gatshëm t’i ofrojë anglezit një mundësi për të kaluar në La Liga ,përcjell ORAinfo.

Por, në anën tjerët Sipas Daily Mail, Sterling do t’i ofrohet një marrëveshje me vlerë 375,000 nga Man City.
Raporti sugjeron që pakoja e pagave do të përputhej me fitimet e David de Gea të rivalit e qytetit Manchester United.
Sterling ka shënuar 14 gola nga 17 paraqitje në të gjitha garat gjatë kësaj fushate./ORAinfo/