Po bën “namin” në Evropë, kjo është klauzola e Haaland

00:00 | 30 Janar 2020

Erling Haaland, ka një klauzolë të blerjes prej 75 milion eurosh në kontratën e tij Borussia Dortmund raporton Sport Bild.

Klauzola nuk do të zbatohet gjatë afatit kalimtar të verës, por Norvegjezi mund të largohet nga Westfalenstadion nëse kjo tarifë përmbushet vitin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Manchester United u lidh shumë me një transferim të Haaland në fillim të muajit, por 19-vjeçari zgjodhi të vazhdojë karrierën në Dortmund./ORAinfo/

Komento: