Po e kërkon gjithë Evropa, Muriqi zbulon për cilën skuadër do të luajë

14:52 | 30 Shtator 2019

Ai po bën namin në Evropë.

Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënojë gol në derbin e Stambollit, ku skuadra e tij Fenerbahçe ishte mysafire e Galatasarayt.

Sulmuesi nga Kosova bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke marrë skuadra e tij një pikë tejet të vlefshme.

Gjatë ndeshjes Muriqi edhe u gjakos gjatë një dueli në ajër, derisa gjatë gjithë pjesës së dytë e barti fashën në kokë. Pas ndeshjes prizrenasi foli për rrjedhën e lojës, duke thënë se ka dhënë maksimumin në këtë takim.

“Ne kishim ardhur këtu për fitore. Ne patëm disa raste, por nuk i konkretizuam. Unë dhashë maksimumin për këtë takim”, ka thënë Muriqi, i cili më pas tregoi se lajmet për interesimin e shumë skuadrave po e motivojnë edhe më shumë. “Këto shkrime për transferime po më motivojnë më tepër. Shumë skaut po i përcjellin kudo në botë dhe kjo është natyrale”, ka shtuar Muriqi. 25-vjeçari nuk ka shprehur dëshirën që të qëndrojë për shumë vite te Fenerbahçe pasi dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

“Unë në Fenerbahçe erdha që të bëhem legjendë e ekipit. Shpresoj se këtu do të qëndrojë për shumë vite dhe do ta shkruaj emrin tim me tituj të fituar të kampionit”, ka deklaruar Muriqi.

Në gjashtë takimet e para në kampionat, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën e Fenerbahçes.

Komento: