Po e kërkonte Milani, ja ku do të luaj Depay pas janarit

12:56 | 13 Nëntor 2019

Sulmuesi holandez Memphis Depay nuk do të largohet nga skuadra e Lyonit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Depay të mërkurën për mediumet franceze ka insistuar se do të jetë pjesë e Lyonit të paktën deri në fund të këtij edicioni, pavarësisht ofertave nga skuadrat e Premier League.

Ditë më parë është raportuar se Tottenhami dhe Manchester Unitedi, janë ekipet që po kërkojnë transferimin e Depayt në janar.

Interesim të madh për sulmuesin holandez kishte shprehur edhe gjiganti italian, Milan, por pa një rezultat konkret.

25-vjeçari, këtë edicion ka treguar një formë të mirë te Lyoni, pasi ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat.

Depay ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2021.

Komento: