Po kalon form të shëlqyer tek Inter, por Lukaku zbulon më në fund arsyen e largimit nga Man United

13:22 | 23 Nëntor 2019

Lukaku zbulon momentin kur e kuptoi se karriera në Man United i kishte marrë fund

Romelu Lukaku pretendon se ai nuk kishte opsion tjetër përveç se të largohej nga Manchester Unitedi pasi i ishte kërkuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer të luajë si sulmues anësor, në vend të pozitës së tij të preferuar, atë të qendërsulmuesit.

Romelu Lukaku e kompletoi transferimin e tij në Inter nga Manchester Unitedit më 8 gusht për 73 milionë funte, duke i dhënë fund një karrierë dyvjeçare në stadiumin Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Gjëra të mëdha priteshin nga sulmuesi belg te Djajtë e Kuq kur ai u transferua në Manchester United nga Evertoni gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2017, mirëpo 26-vjeçari e pati të vështirë t’i arrijë pritshmëritë e krijuara për të.

Solskjaer vendosi t’i bëjë Marcus Rashfordin dhe Anthony Martialin sulmuesin e tij të parë për sezonin 2019/20, gjë që çoi deri te vendimi i Lukakus për ta nisur një sfidë të re në karrierën e tij në Itali, me Interin.

Qendësulmuesi belg pretendon se trajneri norvegjez i Manchester Unitedit i kishte kërkuar atij ta marrë rolin e sulmuesit anësor dhe ai thotë se pikërisht në atë moment e kishte kuptuar se duhet të largohet nga Old Traffordi.

“Unë fillimisht mësova të flas italisht kur e shikoja vëllain tim Jordan duke luajtur për Lazion në televizion. Sapo mësova se Solskjaer dëshironte të më zhvendoste në krah të sulmit, e kuptova se koha ime në Manchester United ka marrë fund”, ka thënë Lukaku në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

Lukaku i shënoi 42 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Unitedin, mirëpo ai shpeshherë u kritikua për prekjen e parë të topit dhe për mungesën e lëvizjeve në fazën e sulmit në fushën e lojës.

Komento: