
S’ka qetësi të Arsenal.
Të dielën mbrëma, Granit Xhaka është përcjell me vërshëllima jashtë fushës së lojës, derisa i irrituar me veprimin e tifozëve – ai reagoi ashpër ndaj tyre.
Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi Alexandre Lacazette ka bërë një veprim të pahijshëm.

Ai ia ka bërë ‘like’ një postimi në Instagram ku kërkohej largimi i menjëhershëm i Unai Emery dhe Granit Xhaka.
Për momentin nuk dihet nëse Arsenali është duke menduar t’ia heqë shiritin e kapitenit mesfushorit shqiptar të Zvicrës.
I pyetur pas ndeshjes nëse Xhaka do të mbetet kapiten i Arsenalit, trajneri Unai Emery tha: “Nuk është tani koha të flitet për këtë”.