
Krzysztof Piatek duket se i ka ditët e numëruara në Milan.
Janari mund ta largojë yllin polak, Piatek, nga skuadra e Milan, pasi lojtari duket se nuk ka më vend në planet e Pioli.
Disa skuadra kanë shfaqur interesim për befasinë e sezonit të kaluar në Serie A, dhe ‘Rosoneri’ tashmë i kanë caktuar çmimin atij.
30 milionë është vlera që Milan i ka vënë lojtarit, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.
Tottenham Hotspur, Crystal Palace dhe Neëcastle United janë të interesuara për shërbimet e polakut.
Milan ka bërë të ditur se lojtari nuk jepet në formë huazimi, por duhet paguar për transferimin e plotë të kartonit.