“Po ndizej llamba e kuqe”, Bledi Mane bën deklaratën e papritur pas daljes nga BBV

20:50 | 26 Shkurt 2023

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë kthyer në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV2 përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ish-banori Bledi Mane u largua me dëshirën e vet nga Big Brother VIP të martën e kësaj jave që lamë pas, pasi ishte me Luizin dhe Kiarën në nominim.

Ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, megjithatë sot ai ka treguar një arsye tjetër.

I ftuar në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.

“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin…“, deklaroi Bledi.

Komento: