Po ndodh “çmenduria”, Gattuso trajner i Milanit?

10:44 | 02 Tetor 2019

Ish-mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, thuhet se po pret një afrim nga klubi i tij i mëparshëm.

41-vjeçari ka menaxhuar klubin me qendër në Milano nga 2017 në 2019 dhe e la postin pasi klubi nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve të UEFA-s,përcjell ORAinfo.

Gattuso u zëvendësua nga Marco Giampaolo i cili është gjithnjë e më shumë nën presion pasi kuqezinjtë pësuan katër humbje në gjashtë ndeshjet e para të ligës.

Prandaj, Gattuso tani është shfaqur si një nga pretendentët kryesorë për të zëvendësuar 52-vjeçarin në të ardhmen e afërt./ORAinfo/

Komento: