Po ndodh shkëmbimi i madh në botën e futbollit

19:22 | 22 Tetor 2019

Jovic mund të kthehet sërish në Budensligë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ende nuk ka hequr dorë nga blerja e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Perez ka qenë i interesuar edhe më herët për Lewandowskin, por transferim i tillë ka dështuar.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos”, do të provojnë të shkëmbejnë lojtar me gjigantin gjerman.

Ka pasur raportime se do të ndodh shkëmbimi mes Lewandowskit dhe Bale, por kjo gjë ka ndryshuar.

Tani synimi i Realit është të shkëmbej sulmuesin Luka Jovic, me sulmuesin me prejardhje nga Polonia.

Komento: