Pochettino me deklaratë të papritur pas shkarkimit nga Tottenham

19:34 | 28 Nëntor 2019

Mauricio Pochettino lajmërohet pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Trajneri argjentinas ishte shkarkuar pas pesë vite e gjysmë të kaluara me skuadrën e Spurs, duke u zëvendësuar nga Jose Mourinho vetëm një ditë më vonë.

Pas këtyre ndodhive, argjentinasi ka vendosur që sot të flas për herë të parë publikisht, lidhur me këtë ngjarje.

“Do të doja të falënderoja Joe Leëis dhe Daniel Levy që më dhanë mundësinë të isha pjesë e historisë së Tottenham Hotspur. Do të doja të falënderoja gjithësecilin që takoha tek Tottenham, gjithë stafin e klubit dhe lojtarët që ishin gjatë këtyre pesë vite e gjysmë. Në fund, do të doja të vë theks të veçantë tek tifozët që kanë bërë këtë skuadër kaq të madhe me suportin fenomenal të tyre.”

“Kam dhënë më të mirën nga vetja ime që të arrijmë objektivat e kërkuara nga takimet e para. Kishte sfida të vështira por edhe suksese të kënaqshme. Uroj më të mirat për të ardhmen, jam i sigurt që do të kryqëzojmë rrugët përsëri” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.

Pochettino ka udhëhequr Spurs drejt top katërshes katër herë radhazi, si dhe sezonin e kaluar ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Komento: