Pochettino në Bayern Munich?

23:47 | 21 Nëntor 2019

Bayern Munich po shpreh interesim për Mauricio Pochettino.

Trajneri argjentinas është shkarkuar nga posti i trajnerit tek Tottenham, pas rezultateve jo edhe aq të mira në fillimin e sezonit.

Vendin e Pochettino tek Spurs e ka zënë Jose Mourinho, kurse argjentinasi nuk ka bërë ndonjë lëvizje.

Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Bayern Munich është duke menduar për një marrëveshje të mundshme me ish trajnerin e Tottenham, transmeton lajmi.

Bayern gjithashtu ka ndarë rrugët me trajnerin Niko Kovac dhe që atëherë skuadrën e udhëheq Hansi Flick.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë zyrtare për Pochettino, nga Bayern Munich.

Komento: