Pochettino po rikthehet në Tottenham?

19:58 | 19 Dhjetor 2019

Pochettino mund të rikthehet në Tottenham.

Presidenti i Tottenham Hotspur, Levy, ka befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Pak kohë pasi drejtimin e Spurs ka marrë Jose Mourinho, presidenti i kësaj skuadre ka folur për një rikthim të mundshëm të Mauricio Pochettino, i cili u shkarkua nga detyra e tij gjatë këtij sezoni.

Daniel Levy ka lënë të hapur derën për rikthimin e Pochettino, duke thënë se ai mund të kthehet si trajner në të ardhmen.

“Pse jo? Nuk mbyll derën për askënd” ka thënë Levy, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Pochettino, transmeton lajmi.

“Nuk është një gjë që unë kam dashru ndonjëherë. Ishte shumë e vështirë” shtoi presidenti, për shkarkimin e argjentinasit.

Pochettino drejtoi skuadrën e Tottenham për 6 vite, duke e kthyer atë në një skuadër konkurruese dhe problematike në Premierligë.

Komento: