Pogba i jep ‘goditjen’ e madhe Manchester Unitedit

21:02 | 04 Shkurt 2020

Duket se Pogba do të largohet nga Manchester United.

Vera e vitit 2020 mund të sjellë fundin e aventurës së Paul Pogba te Manchester United.

Mesfushori francez u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas MEN, Pogba është i vendosur të sigurojë një largim nga ‘Old Trafford’ në fund të sezonit, mes lidhjeve me Real Madrid dhe Juventus.

Shuma e lojtarëve aktual të ‘Djajve të Kuq’ janë duke e mbështetur Pogban në vendimin për t’u larguar, pavarësisht faktit se ai mbetet një figurë e rëndësishme në dhomat e zhveshjes.

Paul Pogba është transferuar te Manchester United në vitin 2016 nga Juventus, për 105 milionë euro, duke u bërë atëkohë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Komento: