Pogba kërkon pagë të ‘ҫmendur’ për të qëndruar tek Manchester Unitedi

15:15 | 29 Shtator 2019

Pogba ka kërkuar pagë marramendëse për të qëndruar tek Manchester Unitedi.

Paul Pogba ka zbuluar kërkesat e tij për të qëndruar tek Manchester United.

Ylli francez, Pogba, ka kërkuar një rritje të jashtëzakonshme në pagë, në mënyrë që të vazhdojë aventurën e tij me United.

Lojtari ka qenë afër largimit nga ‘Old Trafford’ gjatë kësaj vere, por interesimi për të nuk është larguar akoma, edhe pse ai qëndroi me skuadrën e United.

Interesimi i Real Madrid është shqetësues për udhëheqësit e skuadrës, por kërkesat e Pogba mund të jenë edhe më shqetësuese.

‘Tuttsport’ shkruan se Pogba ka kërkuar një pagë prej 600 mijë eurove në javë për të rinovuar kontratën.

Nëse United pranon këtë, gjë që ka pak gjasa të ndodh, Pogba do të ishte lojtari më i paguar në Premierligë, madje do të fitonte më shumë sesa Ronaldo fiton në Juventus.

Komento: