Pogba në Real Madrid? Ky është lajmi i fundit

18:04 | 17 Tetor 2019

Real Madrid po e do me çdo kusht Paul Pogban.

“Los Blancos” po planifikojnë që krahas parave, Manchester Unitedit t’i ofrojnë edhe lojtarë

Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Paul Pogba, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll po mendon të provojë edhe në janar për ta transferuar mesfushorin francez.

Sipas mediave britanike, “Los Blancos” janë të gatshëm që, krahas parave, Manchester Unitedit t’i ofrojnë edhe futbollistë për përfaqësuesin francez.

“Daily Mail” shkruan se gjiganti spanjoll është i gatshëm ta sakrifikojë mesfushorin gjerman, Toni Kroos për të ardhur deri tek Pogba.

Kampionin e botës me Francën e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane, i cili e do sa më shpejt të jetë e mundur në “Santiago Bernabeu”.

Komento: