Pogba – Real Madrid, skuadra jep lajmin e shumëpritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pogba – Real Madrid, skuadra jep lajmin e shumëpritur

21:34 | 12 Shtator 2019

Kalimi i Pogbas tek Real Madridi po vazhdon të jetë i përfolur.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.

“Ishte zgjedhja jonë e parë, por Manchester United nuk pranoi ta shiste.”

Por Pogba nuk ishte “ylli” i vetëm që Perez kërkoi ta transferonte në “Santiago Bernabeu”.

“Kemi tentuar më shumë se një herë të merrnin Robert Leëandoëski në Madrid, por nuk qe e mundur. Mbappe? Është shumë i fortë dhe na pëlqen shumë, por nëse një klub vendos të mos e shesë futbollistin, nuk mund të bëjmë asgjë. Është e qartë se sulmuesi francez na pëlqen dhe do të tentojmë sërish ta marrim”.

Komento: