Polica sqaron për spekulimet për një dron në ndeshjen Kosovë- Mali i Zi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Polica sqaron për spekulimet për një dron në ndeshjen Kosovë- Mali i Zi

20:16 | 14 Tetor 2019

U spekulua për një dron në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, policia thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Spekulimet se dy persona pro-rus janë futur në Kosovë për ta lëshuar një dron në ndeshjen që Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndaj Malit të Zi sonte nga ora 20:45, janë të pavërteta.

‘RTK Live’ ka raportuar sot gjatë ditë se dy personat pro-rus, Maik Mueller dhe Maximilian Brown, po planifikojnë ta lëshojnë një dron me mbishkrime serbe ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Tre, Dy, Nje… SULM???”.

Por, policia e Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë raportimet në lidhje me dronin nuk janë të vërteta.

Edhe pse portali i televizionit publik kishte sjellë profilet e Facebook-ut të të dy personave, kjo gjë është mohuar nga policia jonë

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa të gjitha biletat për këtë ndeshje ishin shitur për dhjetë minuta.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!