Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në aksidentin në Ferizaj

22:02 | 10 Dhjetor 2021

Aksidenti i rëndë ka ndodhur sonte.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar duke u goditur ballë për ballë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net lidhur me aksidentin. Zëdhënësi Kanun Veseli ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë 7 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa 3 në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, tha Veseli.

Komento: