Policia jep detaje për therjen me thikë në Royal Mall

23:32 | 14 Dhjetor 2021

Therje me thikë në Royal Mall, policia jep detaje.

Një therje me thikë ka ndodhur në “Royal Mall” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi dërguar mediave.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Komento: