Policia jep detaje se si dhe ku u kapën 75 kilogramë marihuanë?

15:32 | 11 Nëntor 2021

Si dhe ku u kapën 75 kilogramë marihuanë?

Gjatë një operacioni të realizuar nga policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit janë kapur 75 kilogramë marihuanë.

Përmes një konference të përbashkët për media të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit u bë e ditur se operacioni në fjalë rezultoi me arrestimin e pesë personave, njofton Klankosova.tv.

Reshat Murseli nga Policia e Kosovës njoftoi se aksioni ka filluar muaj më parë, përcjell Klankosova.tv.

“Janë konfiskuar në një veturë në Mitrovicë 20 kilogramë marihuanë, kurse 55 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në shtëpinë e njërit të dyshuar në Bardhosh. Janë sekuestruar 193 fishekë, tri vetura, tri vetura, 6 telefona, 1 mijë e 600 euro, dhe 2 mije e 700 dinar të Serbisë. Gjithashtu me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe disa persona në Prishtinë, dhe Ferizaj”, tha ai.

Edhe nga prokuroria kanë bërë të ditur se është bërë edhe kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve.

Komento: