Policia shqipton 233 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

10:42 | 24 Nëntor 2021

233 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 233 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,355 tiketa trafiku, transmeton Klan Kosova.

Janë shkaktuar 44 aksidente trafiku me dëme materiale e 23 me të lënduar, 22 persona janë arrestuar e nëntë të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Komento: