Policia vazhdon kontrollet në parandalimin e përhapjes së COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia vazhdon kontrollet në parandalimin e përhapjes së COVID-19

23:51 | 04 Maj 2021

Masat anti-COVID

Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolle pas orës 22:30 ku edhe nis kufizimi i lëvizjes për qytetarët për të parandaluar kështu përhapjen e COVID-19.

Në një kumtesë nga Policia thuhet se vazhdojnë synimin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave anti COVID-19.

“Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave anti COVID-19. Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e perhapjes së pandemis, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komento: