Milan po e konsideron fuqishëm Josip Ilicic si një përforcim që mund të sjellë përfitime të mëdha për departamentin e sulmit.
Sipas MilanNews, largimi i Hakan Calhanoglu e ka vën Milanin në lëvizje për të kërkuar një lojtari që mund të komplimentojë Brahim Diaz, i cili është bashkuar në një huazim dyvjeçar me një opsion për të blerë 25 milionë euro dhe një riblerje në favor të Los Blancos, përcjell ORAinfo.
Ilicic shihet si një lojtar që mund të ndihmojë kauzën duke pasur parasysh që vetë Gian Piero Gasperini pranoi se mund të largohej dhe ai vlerësohet si një alternativë ndaj Alexis Saelemaekers në krahun e djathtë.
Gjatë karrierës së tij, Ilicic gjithashtu luajti si një mesfushor sulmues dhe vetë Stefano Pioli dëshiron thellësi cilësore.
Ilicic ka përvojë në Ligën e Kampionëve, i cili është një faktor i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh, por mosha është gjithashtu një çështje duke pasur parasysh se Ilicic do të mbush 34 vjeç. Ky duket të jetë pikërisht faktori i panjohur i lidhur me shfaqjet e tij, të cilat vitin e fundit nuk kanë qenë aq emocionues dhe intensiv sa në të kaluarën.
Sidoqoftë, ardhja e Olivier Giroud ka treguar se Milani është i gatshëm të bastojë në elementët e duhur me përvojë, dhe Milan shpreson të nënshkruajë me të për një shumë të arsyeshme, duke shmangur shpenzimet e mëdha. Ardhja e tij nuk do të përjashtonte ardhjen e një lojtari tjetër sulmues, të tillë si Sabitzer, Ziyech, Isco dhe Vlasic, por Ilicic do të ishte i dobishëm. /ORAinfo/