Presidentët Thaçi e Meta takohen në Munih, çka biseduan? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidentët Thaçi e Meta takohen në Munih, çka biseduan?

14:04 | 15 Shkurt 2019

Në Munih të Gjermanisë është duke u mbajtur Konferenca e Sigurisë. Në këtë takim po marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta.

Të dy presidentët janë takuar në Munih, aty ku edhe po mbahet konferenca e sigurisë.

Thaçi ka thënë se ka falënderuar Presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e tyre për Pavarësinë e Kosovës.

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: