Presidenti Thaçi përkujton viktimat e masakrës së Likoshanit e Qirezit

09:58 | 28 Shkurt 2020

Sot janë bërë 22 vjet nga masakra në Likoshan e Qirez.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Qirezit dhe Likoshanit të Drenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se viktimat e pafajshme, përpos që u vranë, ata e dhe u masakruan.

Ky akt sipas Thaçit shënon fillimin e fushatës së akteve masive të vrasjeve, gjenocidit dhe djegies e spastrimit etnik.

Postimi i plotë i presidentit:

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak.

Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez.

Komento: