Presidentja Osmanit pas takimit me kryeministrin kroat: U dakorduam që të bashkëpunojmë në mbrojtje dhe politikë të jashtme

19:08 | 15 Nëntor 2021

Osmani pas takimit me Plenkoviqin: U dakorduam që të bashkëpunojmë në mbrojtje dhe politikë të jashtme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në një postim, Osmani ka falënderuar kryeministrin kroat për ndihmën që shteti i tij i jep Kosovës si dhe për menaxhimin e aksidentit në Slavonski Brod, ku një autobus me pasagjerë shqiptarë që po vinte nga mërgimi u aksidentua dhe për pasojë vdiqën 10 persona.

“Jam e kënaqur që u takova dhe i dhashë Medaljen Presidenciale kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Kroacia ka qenë gjithmonë një mik i mrekullueshëm për Kosovën, por veçanërisht e tregoi këtë me aksidentin në fillim të këtij viti”, shkroi Osmani.

Tutje ajo tha se janë marrë vesh me Plenkoviqin për bashkëpunim më të thellë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme

“U pajtuam se bashkëpunimi më i ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme është një prioritet”, shtoi ajo.

Komento: