Prin Prishtina, nga këto komuna vijnë 96 rastet e reja me koronavirus

18:59 | 21 Qershor 2020

Janë konfrimuar 96 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 2.169.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike ka njoftuar se nga 439 teste të bëra sot, 96 kanë dalë pozitive koronavirus, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Sot, janë shëruar edhe 29 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: