Prishet gypi, këto fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë

11:01 | 12 Dhjetor 2021

Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë të pijshëm.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se si pasojë e një defekti në një gyp, disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa ujë të pijes.

Sipas KRU “Gjakova”, pa furnizim me ujë të pijes janë fshatrat: Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.

“Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëherë kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Defekt.

Të nderuar konsumatorë,

ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec.

Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt jane fshatrat; Bec,Bordosan,Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.

Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!

KRU “Gjakova” sh.a.

12.12.2021.

Komento: