Prishet lidhja mes Andit dhe Gresës, dyshja patën një përplasje të rëndë

15:24 | 24 Shkurt 2023

Prishet lidhja mes Andit dhe Gresës, dyshja patën një përplasje të rëndë brenda shtëpisë së BBVK-së.

Gresa dhe Andi janë përplasur sot me njëri-tjetrin në oborrin e shtëpisë.

Andi u nervozua me të dashurën e tij modele, të cilën e akuzoi se e ka gënjyer për një gjë.

Gjatë diskutimit, Andi duket teksa prek gishtin e unazës duke mos e përmendur gjësendin për të cilin edhe ka nisur përplasja.

Ndërkohë, modelja i thotë Andit se nuk duhej ta pyeste vazhdimisht për të pasi i takon vetëm asaj dhe ka të bëjë me gjëra nga jashtë.

Komento: