Prishja e raporteve të Oltës me Armaldon dhe ironizimi i Luizit

23:56 | 23 Shkurt 2023

Diskutimi mes Armaldo Kllogjerit dhe Olta Gixharit ka vazhduar. Aktorja i ka thënë Maestros se tani nuk është më me të në lojë

Ndërsa ai është shprehur se ndihet konfuz dhe se nuk e kupton çfarë dëmi i ka bërë asaj.

Olta tha se nëse fitonte Kiara pozicionin e lideres, mund të kishte një avantazh. Ky avantazh do ta dërgonte Maestron në nominim. Sipas saj, Armaldo me këtë zgjedhje u përpoq “t’i lutej” Luizit që mos ta nominonte.

Në ndërkohë, Luiz Ejlli ka ironizuar situatën mes tyre. Derisa Olta e ka pyetur Keisin për temën që do të zgjedhin për emisionin që do të zhvillojnë gjatë mbrëmjes së sotme.

Ka qenë këngëtari që ka ndërhyrë menjëherë duke ngacmuar aktoren dhe Armaldon.

“Prishja e Oltës me Amarildon, për votimin e Kiarës. Sa ndikoi kjo në sjelljen e Oltës? A ishte dhunë psikike ajo që shkaktoi Olta ndaj Amarildos?”, ishte kjo përgjigja ironike e Luizit.

Njëherësh, gjatë bisedës me banorët, Luizi ka thënë se Olta është penduar që e ka hequr litarin.

Sipas tij, ajo është penduar edhe për zënkën me Maestron dhe shkoi përsëri tek ai, sepse nuk dëshiron të mbetet vetëm.

Sipas tij ajo thotë se nuk ka frikë të jetë në nominim, por nga ana tjetër u tha Kristit dhe Armaldos që të hiqnin edhe ata litarin.

Komento: