Prishtina e humb ndeshjen në tavolinë

18:45 | 24 Gusht 2020

Prishtina humb me rezultat zyrtar ndeshjen me Lincolnin.

Prishtina e ka humbur me rezultat zyrtar, 3:0, ndeshjen ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.

Kjo ndeshje ishte anuluar dy herë për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra prishtinase.

Prishtina dy herë udhëtoi për në Gjibraltar, por pa ia dalë të luajë ndeshjen.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin parakualifikues të Ligës së Evropës.

Komento: