Prishtina ofron kuzhina popullore për personat në nevojë

15:51 | 24 Dhjetor 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpen Ahmeti ka dhënë një lajm të mirë.

Komuna e Prishtinës prej datës 28 dhjetor do të fillojë me zbatimin për ndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë – kuzhina popullore.
Çdo mbrëmje duke filluar në ora 18:00, kuzhina lëvizëse popullore do të jetë në lagje të caktuara të Prishtinës për të ofruar shujta të ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti përmes një postimi në Facebook.

“Fillojmë këtë të premte më 28 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Dardania dhe më 29 dhjetor në ora 18:00 – Shkolla Zenel Hajdini. Ftojmë qytetarët e bizneset që të na bashkëngjiten për të shtuar mirëqenien dhe solidaritetin në shoqërinë tone. Pas këtyre datave do ta kemi orarin e përhershëm për ta ditur të gjithë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se përveç kuzhinës lëvizëse, do të kenë edhe disa lokacione të përhershme.

Komento: