
Goditen nga vetura dy femra.
Një person në Prishtinë ka përfunduar dje në pranga, pasi ka shkelur me veturë dy femra.
Ai me veturë ka goditur dy viktimat e gjinisë femërore, njëra prej tyre e mitur.
Njëra nga të lënduarat është ndalur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.