Prizren, ishte në arrati, arrestohet 23-vjeçari e dërgohet në vuajtje të dënimit

18:06 | 03 Korrik 2024
prizren,-ishte-ne-arrati,-arrestohet-23-vjecari-e-dergohet-ne-vuajtje-te-denimit

Një person që ishte i kërkuar u arrestuar dje, në 2 korrik, në Prizren.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi i kërkuar është B.Q. i moshës 23-vjeçar.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 2 vite e 10 muaj  burgim”, thuhet në njoftim.

Komento: