Provokimi i parë nga Çekia, brohoritje “Kosova është Serbi” para hotelit të përfaqësueses

17:53 | 14 Nëntor 2019

Brohoritje “Kosova është Serbi” para hotelit të përfaqësueses, intervenon policia çeke.

Rreth 20 tifozë janë afruar te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës në Plzen para ndeshjes me Çekinë, duke brohoritur “Kosova është Serbi”.

KTV raporton se policia çeke ka larguar shpejtë këta persona për të mos lejuar përplasje me tifozët e Kosovës.

Shumë tifozë të Kosovës po qëndrojnë afër hotelit ku janë futbollistët e Kosovës. Afër tyre ka shumë policë.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020.

Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin.

Komento: