PSD hedh letër higjienike para MSH-së, dhe vendos fotografi për kushtet në spitale

13:51 | 19 Shtator 2023
psd-hedh-leter-higjienike-para-msh-se,-dhe-vendos-fotografi-per-kushtet-ne-spitale

Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.

Në këtë aksion, ata kanë hedhur letra higjienike në oborrin e Ministrisë dhe kanë vendosur fotografi për të ilustruar kushtet në spitale.

Donjetë Demolli, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë nuk ka dal nga zyra e tij për të marrë masa konkrete për përmirësimin e situatës në shëndetësi.

Kjo është arsyeja pse ata kanë sjellë fotografi për t’i bërë të ditur publikut se çfarë po ndodh në spitale.

Demolli ka theksuar se gjendja në spitale është shqetësuese dhe qytetarët mund të jenë në rrezik për shkak të kushteve të këqija të ofruara në vend se të marrin shërbim shëndetësor cilësor.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ende nuk është lëshuar tenderi për mirëmbajtjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të tjera.

“Ministri nuk ka përgatitur tenderin për mirëmbajtjen e QKUK-së dhe spitaleve. Nëse infrastruktura në këto institucione është e keqe, nuk mund të presim përmirësime të menjëhershme. Ka nevojë për shumë ndërhyrje, ka mungesë të barnave dhe aparaturave. Ministri duket se po përqendrohet në fuqizimin e spitaleve private, ku ka punuar më parë përmes udhëzimeve administrative”, ka deklaruar Demolli.

Komento: