Pse Cristiano Ronaldo është i pakënaqur

08:57 | 12 Nëntor 2019

Ish-lojtari i Juventusit, Patrick Vieira insistoi se është e rëndësishme të kuptoni “pse Cristiano Ronaldo është i pakënaqur” në Allianz Stadium.

Ronaldo u largua nga stadiumi në zemërim pasi u zëvendësua gjatë fitores 1-0 ndaj Milanit të dielën dhe trajneri i Nice paralajmëroi Juventusin që duhet ta zgjidhte shpejt problemin.

“Kjo tregon se sa e vështirë është të jesh trajner”, tha Vieira për Sky Sport Italia,përcjell ORAinfo.

“Ronaldo është i një klase të ndryshme, së bashku me Messin dhe Neymar, janë imazhi i futbollit sot”, tha ai.

Ronaldo u përgjigj me një mesazh të shkurtër dje në Instagram dhe trajneri Maurizio Sarri mbrojti lojtarin gjatë konferencës për shtyp pas lojës.

“Është e rëndësishme të kuptoni pse ai është i pakënaqur”, shtoi fituesi francez i Kupës së Botës.
“Nga jashtë, duket sikur ai po kalon një periudhë të vështirë. Kur një lojtar si ai të ndalojë së shënuari, do të ketë ndonjë zhgënjim”.

Paulo Dybala doli për Ronaldon gjatë pjesës së dytë kundër kuqezinjve, dhe përfundimisht ai vendosi ndeshjen për Bianconeri, duke shënuar golin e vetëm. /ORAinfo/

Komento: